Në seancën e kaluar plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ministri Petrit Malaj shantazhoi hapur deputetin Agron Shehaj me listën e bizneseve të tij dhe familjarëve, çfarë solli edhe reagimin e Shehajt dhe përjashtimin e tij nga seanca.
Por, në procesverbalin e Kuvendit, fjala shantazhuese e Petrit Malajt nuk është shënuar. Kjo ëështë ajo që pretendoi sot Shehaj, i cili akuzoi Kuvendin se ka falsifikuar procesverbalin duke mos përfshirë fjalën e ministrit.
“Në seancën e kaluar u konsumua një vepër penale nga Ministri i Financave Tregoi që ka akesuar informacione që lidhen me mua e familjarët e mi, i ka bërë publike dhe i ka përdorur për të më shantazhuar sepse kërkoja informacione në lidhje me një skandal. Ju duhet të shqetësoheni për atë që ka ndodhur në këtë Parlament. Ministri jo vetëm më kërcënoi por përdori dhe fjalor të shëmtuar. Duhet që procesverbali të korrigjohet dhe të shënohet dhe çfarë tha ai. Nuk mund ta përdorni Kuvendin sikur ta keni pronë private. Falsifikoni procesverbalet, merrni vendime në kundërshtim me rregulloret”, tha Shehaj.