Dyshohet për hakmarrje, dhunohet brutalisht një çift bashkëshortësh në Fushë-Arrëz

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arst të bashkisë së Fushë-Arrëzit, ku një çift bashkëshortësh ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm brenda banesës së tyre.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Skënder dhe Bardhe Nikës, duke i goditur fizikisht të dy. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Një prej pistave kryesore që po verifikohet lidhet me motive hakmarrjeje. Dyshohet se bashkëshortët kishin denoncuar parcela të mbjella me lëndë narkotike në zonë, çfarë mund të ketë sjellë reagimin e dhunshëm ndaj tyre.