PS feston 35 vjetorin, qytetarët poshtë Kryeministrisë thirrje Ramës: Jep dorëheqjen

Këtë të martë, 12 qershor, Partia Socialiste feston 35 vjetorin e themelimit si forcë politike. Por kjo ditëlindje e ka gjetur të papërgatitur kreun e PS, Edi Rama, pasi kundër tij po protestohet për të 13-ën ditë me radhë.

Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër projektit në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare ndaj keqqeverisjes.

Janë me mijëra qytetarë të cilët si çdo ditë, mblidhen në sheshin Skënderbej për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Pjesë  janë bërë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët kanë deklaruar se kanë ardhur posaçërisht për protestat.

Ndërkohë Rama në fjalën e tij në organizimin e 35-vjetorit të PS-së që tha se protestat kanë ardhur edhe nga keqinformimi.

Rama deklaroi se ka pasur video të sajuara për të ushqyer zemërim në popull.