Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë ku një fëmijë ka humbur jetën.
3 vjeçari është përplasur nga një makinë në momentin që po kalonte rrugën teksa ishte me nënën e tij. Kjo e fundit ka mbetur e dëmtuar nga aksidenti
Pavarësisht ndihmës së dhënë, mësohet se i mituri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.