Operacion i SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, dalin emrat e 20 të akuzuarve

SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, për një grup kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim parash, i drejtuar nga vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku.

Mësohet se 15 masa sigurie janë “arrest me burg” dhe 5 “arrest shtëpie”.

Grupi kriminal i goditur nga Prokuroria e Posaçme trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil drejt Europës.

Burime për mediat bëjnë me dije se paratë e këtij grupi pastroheshin nga biznesmenë, mes tyre dhe Artur Shehu, i cili posedon një pjesë dërrmuese të pronës në Zvërnec, Ilir Shtufi, Erjon dhe Adrian Rama. Këta të fundit janë nipërit e  “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”,

Operacioni është ende në vijim dhe pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të dalin me një komunikim zyrtar.

EMRAT:
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Orest Sota
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luciano Koceku alias Artur Koceku
Dino alias Abedin Koceku
Ervin Koceku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami
Ilir Shtufi