Nis protesta e 10-të e qytetarëve, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Ka nisur protesta e 10-të e qytetarëve shqiptarë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Dhjetëra mijëra shqiptarë janë bërë bashkë në këto 10 ditë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytetet e tjera të vendit, si Durrës, Korrcë, Vlorë e Fier, ndërkohë që edhe shqiptarët në Diasporë kanë protestuar në shumë qytete europiane.

“Shqipëri e Re”, “Atdheu nuk shitet”, apo “Edi Rama dorëhiqu” janë disa nga pankartat e qytetarëve, të cilët kusht kryesor kanë largimin e qeverisë.

Mijëra qytetarë pritet të mblidhen edhe sot në kryeqytet, teksa protesta e djeshme vijoi deri në mesnatë, ku protestuesit në një radhë prej 1.5 kilometrash vijuan marshimin në disa zona të Tiranës.