Kryeministri Edi Rama vijoi ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit turin e propagandës kundër protestës së qytetarëve.
Por, teksa e ka çdo herë më të vështirë të mbushë sallat me militantë, socialistët u kujdesën që të merrnin në Elbasan njerëz nga i gjithë qarku, duke mobilizuar edhe bashkitë që drejtojnë.
Një prej kryebahskiakëve më në merak për protestën e Ramës duket se ka qenë Mariglen Disha, i cili drejton Bashkinë e Librazhdit, i cili u ka dërguar mesazh vartësve të tij, ku u kërkon që të sistemojnë njerëzit, si dhe të kujdesen që të ketë nga ata që duartrokasin e brohorasin kur flet kryeministri.
Por meraku më i madh i tij mbetej fakti se mos njerëzit ngriheshin edhe iknin në mes të eventit, të lodhur nga fjalimi i gjatë i kreut të qeverisë.
Mesazhi i Mariglen Dishës drejtuar vartësve:
Grupi: Ju lutem rikontrolloni që jemi ok me lajmërimet me njerëzit. Gjithashtu nga secila njësi/administrative lëni dikë që hyrja për të identifikuar dhe drejtuar njerëzit, dhe dikë tek zona juaj sipas hartës për t’i sistemu në vende, por edhe mos cohen e na ikin në ikin në mes të eventit. Gjithashtu në secilën zonë të njësive sigurohuni që të keni ca ‘entuziastë’ – njerëz që do duartrokasin e brohorasin gjatë fjalimit të KM.
