Rama në Zvërnec, mijëra qytetarë protestojnë te Kryeministria: Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve

Tirana proteston sërish kundër ndërtimit në Zvërnec. Edhe këtë të premte një nymër i lartë qytetarësh u mblodhën para sheshit “Skënderbej” për të vijuar marshimin e tyre të Kryeministria.

Ashtu si ditët e kaluara, pjesëmarrja është masive, qytetarët mbajnë në duar flamuj kuq e zi, flamuj me mbishkrimin autoktonë, si edhe kanë ndezur flakadanë.

Njëzëri ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Teksa protesta po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë në një takim me banorët e Zvërnecit.

Ditën e djeshme protestuesit paraqitën edhe 5 kërkesat e tyre:

1- Dorëheqjen e qeverisë

2- Shfuqizimin e statusit dhe te kuadrit ligjor për statusin strategjik

3- shfuqizimin e paketës se maleve

4- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për zonat e mbrojtura

5- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgimin kulturore shqiptare