Pedagogia shqiptare vjen nga Suedia dhe i bashkohet protestës: Jam e prekur emocionalisht, koha për bashkim kombëtar

Protestave që po mbahen prej disa ditësh në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec i janë bashkuar edhe qytetarë, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Mes protestuesve ishte edhe Sindi Sheri, pedagoge shqiptare që jeton dhe punon në Suedi, e cila në një komunikim për mediat se ka ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar kauzës në mbrojtje të Zvërnecit.

Ajo kërkoi nga shqiptarët që kudo që janë, të kthehen në Shqipëri pasi është momenti për bashkim kombëtar.

“Kam vite që jetoj atje. Mu desh që të vija rrufe, jo vetëm që të kërkoj mbrojtjen e trojeve, por anë e mbanë na vjen turp që jemi shqiptarë, për shkak të politikanëve tanë. Dua ta lë vendin atje dhe do të vij këtu. Jam e prekur emocionalisht, kjo është e padurueshme. i bëj thirrje diasporës që të lënë vendet dhe të vinë këtu. Është momenti për bashkim kombëtar!”, u shpreh ajo.