Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” nga Braçellari, policia e Korçës nuk vlerësoi rrezikshmërinë e autorit! Në operacion morën pjesë vetëm 6 policë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e policisë në Maliq, për kapjen e Violand Braçellarit, ndërsa gjatë aksionit mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos një tjetër.

Burime për mediat bëjnë me dije se Braçellari është parë dje duke bërë xhiro në fshat. Blutë janë informuar se nga fshati Lozhan, 43-vjeçari ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Ndërkohë në operacionin për kapjen e tij, policia e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërine e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje, kur policia rrethoi stanin ku fshihej 43 vjeçari.

Pasi iu kërkua të dorëzohej, Braçellari ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve. Për pasojë u vra efektivi Enea Mekolli, pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndërsa i plagosur mbeti një tjetër Edison Adri. Ky i fundit ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës.