Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren për pastrim parash

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pasi ndaj tij është ngritur akuza për pastrim parash.

Akuza i është komunikuar paraditen e sotme pasi Tare u paraqit në ambientet e SPAK. Paraqitja e Tares në Prokurorinë e Posaçme lidhet me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kjo e fundit është marrë e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera në lidhje me projektin e Tuneli i Llogarasë. Ndërkohë, ndaj saj vijojnë hetimet edhe për procedurat që lidhen me segmentet e Unazës së Madhe.

Paralelisht me çështjet penale në hetim, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj Ballukut, me qëllim verifikimin e burimit dhe ligjshmërisë së pasurive të saj.