Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Përmet, ku dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovë ku Ervis Bregu dhe Mustafa Koçi kanë qenë duke riparuar një banesë, kur kanë rënë në kontakt në mjetin shpërthyes.
Raportohet se Bregu, është gjymtuar dhe është transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë, dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.
Dyshohet se bomba e shpërthyer i përket Luftës së Dytë Botërore.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.