Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit dhe dy të pandehurit e tjerë

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, të pandehur të dosjes “Meta-Kryemadhi”.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Ema Çokut. Mbrojtësit e Çokut kanë njoftuar gjykatën se janë në pamundësi për të marrë pjesë në këtë seancë gjyqësore për shkak të proceseve të tjera.

Në këtë proces, Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë kujtojmë se ish-presidenti Meta dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.