SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit

Gjykata e Posaçme ka kthyer pas për plotësim hetimesh dosjen e Jonaid Myzyrit, ish-kreut të Prokurimeve Publike për të cilin SPAK kërkoi pushimin e çështjes për shkeljet me një tender me vlerë 2,2 mln euro.

GJKKO ka vlerësuar të mos pranojë kërkesën dhe ta kthejë dosjen në SPAK, duke i lënë 45 ditë kohë Strukturës së Posaçme për kryerjen e një akt-ekspertimi.

Më datë 24 qershor të vitit të kaluar, kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.  Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.