Këtë të shtunë mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, teksa në garë është vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.
Procesi i votimit ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në orën 18:00.
Demokratët do të kenë mundësinë të votojnë deri në mbrëmje në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rrethe.
Berisha, i vetëm në garë i ka cilësuar këto zgjedhje si një “referendum” për drejtimin e partisë.
Kujtojmë se përballë Berishës nuk u pranua asnjë kandidat, ndërsa ai u legjitimua si emri i vetëm në zgjedhjet për drejtuesin e ri të partisë për 4 vitet e ardhshme.
Mes emravë që kërkonte të bëhej pjesë e garës, ishte edhe ish deputeti, Ervin Salianji, por dokumentacioni i tij nuk u mor në shqyrtim me arsyetimin se është i vetëpërjashtuar.