Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj ka mbërritur në Shqipëri pas ndalimit nga forcat izraelite gjatë misionit të flotiljes humanitare “Free Palestine”. Në një rrëfim për gazetarin Isa Myzyraj, ai përshkruan momentet e tensionit në det, duke pretenduar se ai dhe aktivistët e tjerë u përballën me dhunë fizike dhe trajtim poshtërues nga ushtria izraelite.
Goxhaj tregon se gjatë ndërhyrjes në anije, aktivistëve iu lidhën duart dhe u detyruan të qëndronin me kokën poshtë për orë të tëra. Ai rrëfen se, pasi kundërshtoi urdhrat e ushtarëve, iu lidhën edhe sytë.
“Na morën zvarrë dhe na trajtuan në mënyrë çnjerëzore. Kur bëra rezistencë, më lidhën sytë. Tre ushtarë më goditën para se të zbrisja nga anija”, deklaron ai.
Sipas aktivistit, dhuna nuk ishte e izoluar, por e përsëritur ndaj shumë pjesëmarrësve të flotiljes. “Ata bëheshin grup dhe na dhunonin”, thotë Goxhaj mes emocionesh, ndërsa shton se pavarësisht përjetimeve të vështira, ndihet krenar që ishte pjesë e misionit humanitar.
Ai thekson se flotilja arriti të sensibilizojë opinionin publik ndërkombëtar mbi situatën në Gaza dhe mesazhin që aktivistët kërkonin të përcillnin.
ntervista e plotë e Baki Goxhajt për gazetarin Isa Myzyraj
Kush është Baki Goxhaj nga vjen dhe pse u niset në një mision kaq të vështirë dhe pothuajse të pamundur?
Baki Goxhaj: Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze për t’i dhënë fund gjenocidit që ndodh në Gaza dhe për një zgjidhje përfundimtare të çështjes palestineze që po vete tani 80 vjet një plagë e hapur në botën moderne.
Si arritët të kontaktoni me aktivistin me gjithë aktivistët nga e gjithë bota përpara se të nisenit me anije drejt Gazës?
Baki Goxhaj: Organizata që ë merret me organizimin e këtij misioni është online dhe ka formular aplikimi për t’u bërë pjesëtar i flotilës dhe unë nëpërmjet formularit të aplikimit u vura në kontakt me ta dhe ndoqa gjithë procedurat e përzgjedhjes për t’u bërë pjesë e flotilës së sivjetshme.
Kur u nisët nga Evropa , cila ishte data që jeni nisur?
Baki Goxhaj: Fatkeqësisht datën nuk e mbaj mend, por po flasim rreth 10 ditë më parë.
A mund të na shpjegoni më çastet e arrestimit nga forcat izraelite?
Baki Goxhaj: Ne ishim në ujëra ndërkombëtarë në Mesdhe kur pamë disa anije të mëdha në horizont dhe dy skafe të fuqishëm duke u afruar rreth anijes tonë. Me gjithë përpjekjen tonë për t’ju larguar nuk ishte e mundur që t’u shpëtoje. Kështu që duke u afruar na kërcënuan duke qëlluar me armë, nuk e di ishin plumba të vërtetë apo plumba gome drejt anijes tonë. U detyruam të ndalonim. Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve. Mua çuditërisht më lidhën edhe sytë sepse isha një çik i zëshëm duke u kërkuar të më lironin fashetat se më kish më i kishin shtrënguar duart shumë. Aty pastaj na morën zvarrë, na çuan në një anije të madhe të sajuar si burg me anë me formë kontejnerësh ku kemi ndenjur për dy ditë e dy netë si bagëti sheshit dhe të dhunuar. Në anije kemi pasur ujë për të pirë mjaftueshëm dhe ushqim, ca bukë të thatë dy ditë e dy net.
Pamjet e ministrit të mbrojtjes izraelit teksa ka vizituar të burgosurit kanë shkaktuar revoltë në të gjithë globin dhe është dënuar nga dhjetëra udhëheqës ndërkombëtarë. Keni qenë ato çaste në atë aty kur ministri i mbrojtjes Izraelit ka ardhur?
Baki Goxhaj: Unë kam qenë aty në ato çaste isha ndonjëri nga cepet. E kam parë ministrin izraelit Bengvir me sytë e mi. Kam dëgjuar vajzën që tha Free Palestine, jo shumë larg meje e cila pastaj u dhunua më mbrapa. Kam qenë prezent dhe e kam parë gjithë skenën me syt e mi. Me sa mundeshe sepse ne ishim të gjithë me kokë poshtë nuk na lejonin që të ngrinim kokën.
Aktivistët e tjerë nga Evropa kanë pretenduar për dhunë dhe trajtim çnjerëzor. Ju keni parë dhunë ndaj aktivistëve ose vetë jeni përballur me dhunë nga forcat izraelite?
Dhuna dhe poshtërimi ishin kryefjala e kësaj marrje peng ka qenë në çdo hallkë që ne përballeshim me ushtarët, qëlloheshim, poshtëroheshim gjithë kohë se kemi qenë me kokën poshtë. Kur them me kokën poshtë, përveç që nuk e ngrije dot kokën nëse ti bëje pakë rezistencë, koka përfundonte në tokë me gjurin mbi kokë siç mua më ndodhi në një rast. Gjithashtu në momente kur nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin grup dhe godisnin rrihnin në grup aktivistët. Këtë e pata dhe unë fatkeqësisht, ku tre ushtarë duke dalë nga anija për në port, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup.
Kur jeni nisur për në Turqi dhe pastaj drejt Shqipërisë?
Në Turqi u nisim dje nga dreka kam përshtypjen dhe pjesën tjetër të kohës kemi qenë në aeroportin e Turqisë ku më priti konsulli shqiptar në Stamboll bashkë me stafin e vet të cilët i falënderoj jashtë mase sepse kanë dalë mbi përgjegjësit që u kërkon ligji dhe më kanë shoqëruar në çdo hallkë. Jam ndjerë shumë i ledhatuar nga konsulli dhe stafi i tij në Turqi Prandaj i falenderoj.
Më shumë ndiheni krenar që u nise në këtë mision apo i lënduar që nuk arrite të përfundoje misionin të cilin ishe nisur?
Ndihem shumë krenar që isha pjesë që provova një pjesëz të dhunës që palestinezët provojnë çdo ditë. Nuk dua të jem jem pjesë e një bote ku gjenocidi është normal dhe nuk dua të rris fëmijët e mi në një botë ku gjenocidi ndaj fëmijëve të tjerë është normal. Prandaj ndihem shumë krenar që isha në këtë në këtë mision. Edhe pse synimi parësor i misionit dështoi, që është hapja e një korridori humanitar. Synimi dytësor që është rritja e solidaritetit me popullin e Gazës dhe rritja e vetëdijes botërore për çështjen për këtë plagë të hapur në botën tonë ishte i suksesshëm. Kështu që le të themi ky mund ja vlejti