Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Ministria jo palë në konflikt, do të përdorim klauzolat e kontratës që të hapet në kohë

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me përplasjet mes dy ortakëve të aeroportit të Vlorës.

Karakaçi ka deklaruar konfliktet mes palëve kanë shkaktuar vonesë në punimet për aeroportin e ri, duke paralajmëruar se do të ketë edhe penalitete.

Ndërkohë ai ka thënë se ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, do të ndërhyjë përmes klauzolave të kontratës për të gjetur një zgjidhje.

“Klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave. Më pas do të hartohet një plan në lidhje me shtyrjen apo edhe shkëputjen e kontratës koncesionare”- tha ndër të tjera ministri Karakaçi.

“Ministria verën me shqetësim të thellë se sjellja deri tani e palë zhvilluese, konfliktet mes palëve, shkeljet kontraktuake kanë shkaktuar vonesë. Kjo nuk do tolerohet dhe do të ketë edhe penalitete.  Ministria nuk është palë në konflikt dhe nuk ka interes të favorizojë asnjë palë, por do të marrim masa dhe do të ndërhyhet përmes klauzolave të kontratës që të hapet sa më shpejt”, tha ai.

“Sa i përket klauzolave, siç e theksova, aeroporti i Vlorës është ndër veprat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Nuk ndërtohen aeroporte çdo vit, as në botë. Aeroporti nuk është ende operacional dhe klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, të cilat do të vijojnë të përcaktohen sipas kontratave. Më pas do të hartohet një plan në lidhje me shtyrjen apo edhe shkëputjen e kontratës koncesionare.