SPAK merr në pyetje sërish Tërmet Peçin, ja çështja që riktheu deputetin e PS në Prokurorinë e Posaçme

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është paraqitur sërish këtë të mërkuar në SPAK.

Kjo është hera e dytë që ish-kryebashkiaku i Tepelenës, aktualisht deputet paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Burime për mediat bëjnë me dije se Peçi është thirrur në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tepelenës.

Thirrja e Peçit në SPAK lidhet me një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në qytetin e Tepelenës, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit.

Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986. 

Tërmet Peçi u thirr për herë të parë në SPAK në nëntor të 2025-ës, por pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme refuzoi që të jepte detaje për gazetarët.