Disa javë më parë, në një nga seancat e rralla në Kuvend ku mori pjesë, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi me bindje se në QSUT nuk ka asnjë mungesë barnash, duke hedhur poshtë akuzat e shumta të qytetarëve se në spitale mungojnë ilaçet.
Por sot, gazetari Osman Stafa, një nga denoncuesit më të zëshëm të skandaleve në mjekësi, sidomos në Spitalin Onkologjik, e ka sfiduar ministren që të shkojë në spital dhe të provojë deklaratën e saj se në spitale nuk mungojnë ilaçet.
Ai ka treguar medikamentet që mungojnë në disa spitale, duke thënë se qytetarët detyrohen t’i blejnë vetë në farmaci.
Gazetari ka denoncuar edhe një tjetër mungesë, që tregon nivelin skandaloz në të cilin ka rënë mjekësia shqiptare. Sipas tij, në QSUT mungojnë edhe vigonat dhe alkooli.
Stafa thotë se do mjaftonte që ministrja Sala paratë me të cilat paguan biletat e avionit, t’i çonte përdorte të blerë vigona dhe alkool, në mënyrë që disa shërbime të mos mungonin.