Eduart Merkaj emërohet në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

Eduart Merkaj është emëruar në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 

Ky institucion, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, do të njihet si Agjencia e Mbikëqyrjes së Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Më herët, Merkaj ka qenë drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), si dhe ka mbajtur funksione drejtuese në Policinë e Shtetit.

Merkaj ishte emëruar në krye të AMP-së më 26.09.2025 dhe u largua në prill 2026, duke u zëvendësuar nga Klevis Qose, i cili më parë mbante postin e ish-drejtorit të burgjeve.