Tregu i ri i fruta-perimeve në Lushnjë ka marrë flakë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.
Si pasojë e flakëve janë djegur mbulesa plastike dhe tezgat e disa tregtarëve ambulantë. Zjarrfikësit e Lushnjes kanë arritur të shuajnë zjarrin për të mos u përhapur në pjesën tjetër të tregut.
Paraprakisht mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Kjo, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë, rezultojnë se tre persona i kanë flakën tregut.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Ende nuk dihen dëmet që u shkaktuan nga zjarri ndërsa tregtarët kërkojnë dëmshpërblim. Derisa të pastrohet tregu, tregtarët do të shesin jashtë tij, në hapësira boshe në trotuar.
Ndërkohë, grupet e punës nga emergjencat civile të bashkisë ndodhen në terren për evidentimin dhe regjistrimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.