Teksa paqja fiskale ka nisur më në fund zbatimin, pas miratimit të udhëzimeve, tatimet kanë publikuar një njoftim ku ndêr të tjera paralajmërojnë kontrolle për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo përdorimi të kësaj nisme për pastrim parash.
Më herët efhe Agjencia e Inteligjencës financiare ndau tê njëjtin shqetësim në një shkresê dêrguar grupeve tê interesit.
Në një shkresë që u është dërguar subjekteve që raportojnë pranë saj, Agjencia e Inteligjencës Financiare, që është institucioni i cili shtron funksionet e autoritetit përgjegjës në përputhje me ligjin nr. 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ka paralajmëruar që të kenë kujdes me zbatimin e ligjit Nr. 84/2025 “Për marrëveshjen e paqes fiskale”.
AIF ka informuar të gjitha subjektet, se ligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”, nuk ofron asnjë lloj imuniteti administrativ ose penal ndaj veprimeve të tatimpaguesve për pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo për çdo vepër tjetër penale, që lidhet me origjinën e jashtëligjshme të fondeve apo pasurisë dhe për rrjedhojë nuk cenon zbatimin e asnjë prej detyrimeve të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave.
Njoftimi i tatimeve
Paqja Fiskale përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë, rritjes së transparencës financiare dhe forcimit të besimit tek sistemi fiskal.
Zbatimi i kësaj nisme do të kryhet në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nën monitorimin e ekspertëve të FMN-së dhe Bashkimit Europian, për të garantuar standardet më të larta të transparencës, integritetit dhe besueshmërisë.
Administrata Tatimore do të ushtrojë kontrolle dhe monitorim të shtuar për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo përdorimi të kësaj nisme për pastrim parash, përmes:
Përcaktimit të kritereve të qarta të analizës së riskut
Shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Përdorimit të sistemeve të inteligjencës artificiale (AI) për monitorim dhe evidentim të rasteve me risk./Monitor