Shkarkohet drejtori i FSKDSH, në vend të tij Ilir Topi

Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me vendim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

Ndërkohë është mësuar edhe emri se kush do ta zëvendësojë Papajanin në këtë detyrë.

Drejtimin e FSKDSH-së e ka marrë Ilir Topi.

Deri tani nuk dihen arsyet e largimit të Papajanit, ndërsa kujtojmë se ai u vendos në krye të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor po nga ministrja, Evis Sala në shtator të 2025ës.