Rreth 6 orë ka qëndruar në ambientet e SPAK biznesmeni dhe drejtori i MCN TV, Endri Meksi.
Pasi doli nga SPAK, Meksi u shpreh shkurtimisht për mediat se u pyet në lidhje me deklaratat e tij të fundit publike.
“U pyeta për shumë gjëra për këto që kam deklaruar së fundmi”, tha ai.
Kujtojmë se Meksi ka denoncuar publikisht se ka marrë kërcënime me jetë për shkak të deklaratave që ka bërë për skandalin e AKSHI-t dhe të kërkuarin Ergys Agasi, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.
Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici.
Gjithashtu ai ka gjetur edhe një GPS në mjetin e tij, teksa thotë se i rrezikohet jeta.