Atentat me armë zjarri në Lezhë, vriten në makinë burrë e grua

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku autorë ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshër plumbash drejt një automjeti.

Për pasojë, kanë mbetur të vdekur në vend Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij, teksa motivi i atentatit besohet të jetë hasmëria.

Trupat e viktimave janë ende në makinë, ndërkohë që autorët kanë ikur në drejtim të paditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të atentatit, si dhe për identifikimin e autorëve.