Elisa Spiropali duket se e ka ndarë mendjen që të sfidojë seriozisht kryeministrin Edi Rama brenda Partisë Socialiste.
Pas postimit të fortë të djeshëm, ku e cilësonte strukturën drejtuese të Partisë Socialiste si një “klan”, dhe akuzonte institucionet se nuk zbatonin ligjet por urdhrat e këtij “klani”, sot ajo ka vendosur që në mëngjes që të jetë pranë socialistëve.
Spiropali ka postuar një foto me disa anëtarë të PS-së, teksa thotë se do të jetë kudo dhe kurdo me ta, për Shqipërinë siç i ka hije.
Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga Partia Socialiste në lidhje me deklaratat e Spiropalit, por historia ka treguar që të gjithë ata që i kanë dalë kundër Edi Ramës, ose janë përjashtuar, ose janë arrestuar apo në kërkim.
Nuk dihet nëse Rama do të vendosë të përjashtojë edhe Spiropalin nga partia, por me guximin që po tregon ish-ministrja për t’i dalë kundër, duket se përjashtimi i saj nuk do të jetë i lehtë.