Zjarri te pallati 12-katësh, 4 të arrestuar! Shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo

4 persona kanë rënë në pranga një ditë pasi një zjarri i madh përfshiu një pallat në Tiranë, ku për pasojë u dëmtuan rreth 30 banesa.

Mësohet se mes të arrestuarve është menaxheri i marketit që ndodhet në katin e parë të pallatit, nga ku dyshohet se nisi zjarri.

Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe administratori i pallatit. Mësohet se në kërkim është shpallur ndërtuesi i pallatit, Armand Lilo.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Kujtojmë se si pasojë e flakëve, 11 persona përfunduan ditën e djeshme në spital.