Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni Eliot Engel.
Engel njihet si një nga mbështetësit kryesor të çështjes shqiptare, si ligjvënësi kryesor amerikan i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.
Mbështetja e pakushtëzuar për Kosovën ka bërë që edhe një rrugë në Kosovë të mbajë emrin e tij.
Engel shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021 dhe ishte një avokat i zjarrtë i zgjedhësve të tij, të drejtave të njeriut dhe paqes globale.
Ish-kongresmeni u zgjodh për herë të parë në vitin 1988 dhe u mund në zgjedhjet paraprake të vitit 2020 nga Jamaal Boëman, fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme.
Gjatë një karriere mbi 44 vite në shërbim publik, Engel ishte i njohur për përkushtimin ndaj zgjedhësve të tij dhe mbështetjen e demokracisë në të gjithë botën.