E rëndë në Vlorë! Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren, e mitura futet në operacion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë ku një fëmijë i mitur është sulmuar nga një qen i racës Pitbull.

Mësohet se 4 vjeçarja ka qenë më gjyshërit kur qeni u sumua dhe u kafshua nga qeni. Në momentin e ngjarjes ka ndërhyrë një punëtor i bashkisë, i cili ka arritur që ta largojë të miturën, e cila raportohet se ka marrë plagë të rënda në kokë.

Raportohet se e mitura i është nënshtruar një operacioni për shkak të plagëve që ka marrë.

“Vajza ishte më nënën me gjyshen dhe gjyshin. Qeni po kalonte atje, u turr dhe i kapi kokën. Vajta e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Qeni ka tre ditë rrugëve. Vajzën e kafshoi në kokë… shpëtoi, fati i saj dhe që unë ndërhyra në moment. Qeni ka gjithë ditën që vjen vërdallë me një zinxhir”, tha ai.

Ndërkohë për mediat ka folur edhe gjyshja e të miturës, duke treguar momentet kur qeni sulmoi vogëlushen, ngjarje e ndodhur në zonën e Lungomares.

Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore.  E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes.