Një zjarr i madh ka rënë në fushën e mbetjeve urbane në Lushnje, me flakët që kanë përfshirë sektorin ku depozitohen mbetjet drusore që mblidhen në qytet e fshatra.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe kanë arritur t’i vënë nën kontroll flakët, por tymi ka “pushtuar” qytetin.
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që nga flakët fatmirësisht nuk rrezikohet asnjë banesë në lagjen “18 tetori”.