Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në fshatin Bulgares të Korçës ku 78 vjeçari Gëzim Vija u gjet i pajetë në banesën e tij.
I moshuari u gjet me dy të çara në kokë, të cilat mendohet se i kanë marrë jetën.
Një nga pistat kryesore të humbjes së jetës së 78 vjeçarit mendohet të jetë ajo e grabitjes.
Fqinjët e të moshuarit kanë thënë jashtë kamerave se kanë vënë re në se në banesën e 78 vjeçarit ishin thyer xhamat e dritares, dhe kur kanë hyrë brenda në banesë e kanë gjetur pa jetë.
Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe familjare te viktimes.
Hetimet paraprake sugjerojnë se autori mund të ketë pasur njohje me viktimën, çka dyshohet se i ka mundësuar hyrjen në banesë pa përdorur forcë.
Një tjetër element që po hetohet është fakti se, pas krimit, dera e jashtme e banesës është gjetur e mbyllur me çelës, duke ngritur dyshime se autori është larguar duke tentuar të fshehë gjurmët.
Ndërkohë, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe dëshmitë e mbledhura të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.