Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar si zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me propozim të Guvernatorit Gent Sejko, duke e bërë Zaçajn të parën grua në këtë pozicion.
“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, njofton Banka e Shqipërisë.
Holta Zaçaj nisi punën si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pak javë më parë, sëbashku me Ervin Mete, Selami Xhepa dhe Jonida Prifti.