SPAK kërkon rikthimin në burg të ish-kryebashkiakut të Gimarës, Jorgo Goro, me arsyetimin se i kanë ngelur edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer dënimin e tij.
Goro u dënua me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO, dënim i cili u ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit te shkurtuar.
Prokurori Elvin Gokaj ka nxjerrë të hënën urdhrin e ekzekutimit, ndërsa ende policia nuk e ka ekzekutuar atë.
Ndërkohë edhe mbrojtja e Goros ka depozituar sot kërkesën për revokim të urdhrit të ekzekutimit të SPAK.
Goro ka qëndruar për 17 muaj në burg pasi u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në Livadh, ndërsa fitoi lirinë në gusht 2025. Ai nuk mund të ushtrojë funsione publike në pesë vitet e ardhshme.