Kandidat për Bashkinë Tiranë? Braçe: Nuk po tallem, do i shkoj deri në fund

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me ambicien e tij për të kandiduar për kryetar bashkie për Tiranën.

Pas mesazheve te shumta që i kanë ardhur në adresën e tij, Braçe ka dale me një video-mesazh duke thënë se e ka shumë seriozisht kandidimin për Tiranën, duke shtuar se kjo nuk është një ambicie personale apo interes personal.

Madje ligjvenësi i majtë thotë se kandidimi është një mundësi shumë e madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, gjithëpërfshirës. Ndër të tjera ai shton se do ti shkoj deri në fund ambicies së tij për tu zgjedhur si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Reagimi i Erion Braçes:

JOOO, NUK PO TALLEM!

E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND

BASHKE ME JU!

Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre;

Ju jam shume shume mirenjohes!

E dyta, dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje “FALEMINDERIT” pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram; besoj qe atyre ne Ëhatsapp u jam pergjigjur te gjitheve.

Nderkohe, mes mesazheve pyetja me e perseritur eshte:

E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJEREZIT?

Atehere dy gjera:

Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere me mua kjo.

POOO E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!

NUK ESHTE AMBICIE PERSONALE, NUK ESHTE INTERESI IM PERSONAL-jam teresisht i cliruar nga keto;

POR MENDOJ SE KEMI NJE MUNDESI SHUME TE MADHE PER TA ZHVILLUAR KETE QYTET NE NJE DIMENSION TE RI, PERFSHIRES E KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETEN E TIJ POR TE MIREN E TIJ!