Partia Demokratike ka zhvilluar sot një takim në lidhje me Reformën Territoriale.
Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh gjatë këtij takimi se reforma e fundit territoriale ishte në interes të partisë së krimit, duke ju referuar Partisë Socialiste.
Ndërkohë kryedemokrati zbuloi edhe propozimin e tyre për Reformën Territoriale për të rikthyer bashkitë apo komunat ku ka më shumë se 1300 banorë.
Sipas Berishës, kjo është thirrja dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar nga territori.
“Franca numëron 36 mijë komuna, potenciali më i madh bujqësor i Europës, dhe ka komuna me 1500 banorë.
Ndaj dhe ne duhet të rikthejmë me përparësi në zonat kodrinore malore shërbimet dhe komunat si thirrja dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar nga territori
Duhet të përcaktohet numri i banorëve për bashkitë në qytetet satelite të qyteteve të mëdha dhe të rikthehen bashkitë apo komunat aty ku ka më shumë se 1300 banorë”- u shpreh Berisha.