Berisha porosit qytetarët: Ramën goditeni me domate dhe vezë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar sot Foltoren e radhës në sheshin përpara Kryeministrisë.

Përpara mbështetësve të tij, Berisha ripërsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve që të godasin me domate dhe vezë Ramën në takimet që po bën ky i fundit në Shqipëri me strukturat socialiste.

Ndërkohë u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës më datë 17 Prill, tubim që do të mbahet para Kryeministrisë.

Më 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë të bashkohemi, për t’i thënë Ramës se vendi yt është para ligjit. Të hënën tjetër në ora 7 në këtë shesh përsëri. Për t’i marrë fytyrën atij që nuk a fytyrë, Edi Ramës”- tha kryedemokrati ndër të tjera.

Ne do ngrihemi, siç jemi ngritur. Nuk është Shqipëria ajo që përfaqëson Rama, ai përfaqëson krimin, hajninë, njeriu më të pamoral. Ne jemi qytetarë të ndershëm, kemi një vokacion shpirtin tonë perëndimor. Ajo që sot i dhanë ishte paralajmërimi i parë. Kjo histori nuk ndalet. Kjo histori ndalet gjer në fitoren tonë. Jemi në rrugën e fitores. I diskredituar në shkallën më ekstreme. Atë ditë që votoi në parlament për të bllokuar arrestimin e Ballukut, kreu të njëjtin akt sikur të dilte lakuriq në këtë ballkon.

Tani kërkon të shëtisë takime me qytetarët. Qytetarë mos e pranoni. Shkoni me domate dhe vezë dhe gjuajeni. Nuk ka njeri më frikacak në këtë tokë. Veprimet e tij janë veprimet e frikacakut. Edhe në takim shkoni, po nga një vezë hidhjani. Jo vetëm atij, por edhe përfaqësuesve të tij. Që në vend të mbronin ligjin, votuan për mbrojtjen e vjedhjes së Ramës dhe Lubi Ballukut. Janë njëlloj me Ramën. Mos ja kurseni askund. Një thirrje për pensionistët, ngrijuni dhe mos pranoni këtë poshtërim ndaj jush. Askush nuk ka kontribuar në këtë vend më shumë se ju. Tani ju trajton, si qenia lëmoshe, si lypsarë. Tani ju trajton me ç’njerëzinë më të madhe. 130 mln euro te djegësi i Tiranës, ku është? Askund.

Bashkohuni pavarësisht nga pikëpamjet. Hajduti nuk ka besim, nuk ka fe, nuk ka din, nuk ka iman. Të bashkohemi kundër tij. Do t’jua bëj pensionin në krye të 4 viteve. Lexojeni çfarë thotë mashtruesi. Përdor një gjuhë mashtruesi ndaj jush. Keni 13 vjet, jeni burra dhe gra me eksperiencë. Nuk mund të mashtroheni në këtë mënyrë, nga një njeri që nuk ka nder dhe moral. Përveç minimumit jetik nis vrapi i rritjes së rrogave dhe pensioneve.

Derisa të jeni pensionistët më pensionet më të lartë në rajon. Rrogat më të larta në rajon. Duhet ta largojmë. Në ato takime që ju mbledhin me detyrim, përplasjani në fytyrë, diskreditojeni dhe demaskojeni. Ai meriton turpin. Më 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë të bashkohemi, për t’i thënë Ramës se vendi yt është para ligjit. Të hënën tjetër në ora 7 në këtë shesh përsëri. Për t’i marrë fytyrën atij që nuk a fytyrë, Edi Ramës”- u shpreh Berisha.