“Shqipëria ka çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon”. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend pasditen e kësaj të henë.
Braçe foli me tone të ashpra ndaj Shoqatës së Hidrokarbureve, që siç tha ai, funksionon si kartel për të mbajtur lart çmimin e naftës.
Sipas ligjvënësit socialist, kërcënimet e kësaj shoqate për ndërprerjen e furnizimit cenojnë sigurinë kombëtare.
“Kursi i këmbimit i ka të gjitha kahet e veta. Ka dhe ndikime të tjera në sektorë të ndryshëm. Kur flasim për çmimet në treg jemi vend importues. Një pjesë e çmimeve impakton produkte tët posaçme në treg përfshirë ushqimet apo hidrokarburet që impaktohen nga kursi i këmbimit të monedhës. Kur kërkojmë për një sektorë të caktuar duhet të kemi parasysh dhe impaktin në sektorë të tjerë të ekonomisë.
Shumë e ndjeshme çështja e tregut të hidrokarbureve. Shkuan lart prej luftës në LM. Irani një regjim teokratik i egër. Duhet të kthejmë vëmendjen ndaj tregut në këtë sektor. Narrativa që fsheh elementë të posaçëm të mos gjejë hapësirë për të zhurmuar apo tërhequr vëmendjen. Kemi nivel të lartë të taksave, nuk është se nuk e dimë. Nuk është se nuk po e administrojmë.
Qeveria do ndërmarrë një nisëm për të ulur akcizën. E gjitha kjo nuk shmang vëmendjen nga tregu që kemi. edhe në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më e lartë se gjithë rajoni. Pa taksat fare, që është më i larti edhe se në Maqedoni, Kosovë, Mali të zi, Greqi. Vëmendja në një element kuç, modeli i tregut. Lexova një deklaratë të shoqatës që funksionon si kartel që mban çmimet e larta të tregut të hidrokarbureve. Bordi funksionon në bazën e transparencës. Që të jenë të gjithë të qartë ku është problemi. Te tatimet, taksat apo modeli i tregut. Ajo që më bëri përshtypje tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon si kartel për të ndërprerë importin. Tone kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare në vend”- tha Braçe.