Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot emërimin e Skënder Hitës si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Në një konferencë për mediar, Berisha e etiketoi Hitën si njeriun e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Berishës, që një muaj më parë Balluku kishte përcaktuar Hitën si drejtor policie. Sipas kryedemokratit, Skënder Hita është një emër problematik dhe përmes qytetarit digjital do të paraqes shumë shpejt edhe fakte.
“Kush është emëruar? Skënder Hita? Emër problematik dhe shumë shpejt me të gjithë arkivin e qytetarit dixhital do të paraqitem para jush. Ku punonte? Në Fier? Skënder Balluku. U emërua Skënder Balluku. Është pion i Lubisë, Sterkarraçi, por është lubizimi i organizatës kriminale. Dihej ky. Është thënë një muaj para që lubia ka përcaktuar drejt policie, drejtorin e Fierit. Shumë shpejt do të paraqesim fakte për të. Që këtej do ta quani; drejtor Balluku. Lubia do të hyjë në histori. Gratë ndonjëherë, kanë bërë gjërat më të jashtëzakonshme. Koha provon. Rama është skllav i saj. Në kuptimin e vjedhjeve, që të jem i hapur me ju”, tha Berisha.