E rëndë në Berat, xhaxhai abuzon seksualisht me mbesën e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 39 vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Mësohet se në pranga është vënë Sabri Likaj, i cili ka abuzuar me mbesën e tij 15 vjeçare, vajzën e vëllait.

Ata jetonin në të njëjtën banesë, teksa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe”, thotë policia.