Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberit për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë pretendimi i tij se marrja e provave nga celulari ishte e paligjshme dhe kjo i bënte të papërdorshme nuk u mor në shqyrtim nga Kushtetuesja, pasi nuk ka qenë pjesë e objektit të kërkesës.

Berberi së bashku me 21 të pandehur për dosjen e ‘ARRSH” akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, i arrestuar në 2024-ën, sipas SPAK dyshohet se është përshirë në raste korruptive në 8 tendera me vlerë miliona euro.

Berberi ishte pronar faktik i kompanisë “DAAM shpk, së cilës i kishte dhënë tendera gjatë kohës që mbante pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe ARRSH-së.