Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin përfundimtar lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, duke dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes, portugezin Ruben Sariva.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2023 në zonën e Shëngjin, ku Nikulaj u qëllua për vdekje brenda ambienteve të lokalit të tij. Vrasja tronditi opinionin publik për shkak të mënyrës së organizuar dhe profesionalizmit të treguar nga autorët.
Nga hetimet rezultoi se krimi ishte i mirëplanifikuar, me autorët që kishin studiuar lëvizjet e viktimës dhe kishin koordinuar çdo detaj të ekzekutimit.
Krimi u zbardh pas disa muajsh ndërsa dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje. Organizator i vrasjes ishte Edmond Haxhia, i cili e kreu krimin bashkë me 4 britanikë të tjerë, të cilët nuk janë ekstraduar ende në vendin tonë për t’u përballur me drejtësinë.