Taulant Balla: Mbështes idenë e kryeministrit për 101 deputetë, mund ta hedhim në referendum

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp ka folur mbi projektligjin e referendumeve që PS do të hedhë për konsultim së shpejti.

Ai ka komentuar edhe mbi idenë e kryeministrit Rama për të ulur numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë në 101, të cilën tha se e mbështet.

Sipas tij, kjo çështje mund të jetë një ndër ato që mund të hidhen në referendum për të marrë mendimin e qytetarëve, por do të duhet të pritet derisa ligji për referendumet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Ndryshimi i numrit të deputetëve nuk është e kapitujve për anëtarësimin në BE. Unë jam mbështetës prej shumë vitesh i kësaj ideje, e kemi hedhur si ide, kryeministri e unë pas tij në vitin 2018 për reduktimin e numrin të deputetëve nga 140 në 101. Nuk është çështje sasie, por mendojmë që një numër më i vogël i anëtarëve të Kuvendit e në jetën parlamentare më efikase, më shumë kohë për diskutime të vlefshme.

Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide por pasi të kemi ligjin”, tha Balla.