Ilir Babaramo, gazetari dhe moderatori i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, është shkarkuar nga puna në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Siç deklaron vetë ai, shkaku për pushimi nga puna kanë qenë kritikat e tij ndaj qeverisë, të cilat botuesi i Report Tv, Carlo Bolino, nuk i ka pranuar.
Babaramo thotë se Bolino e ka telefonuar dhe i ka përsëritur disa herë se nuk pranon që të punojë për të dhe të kritikojë qeverinë.
“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” deklaron gazetari Babaramo.
“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”, tregon më tej Babaramo.
“Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim.
Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme” shprehet gazetari Ilir Babaramo.