“Po largohem mos më kërkoni”! 14 vjeçarja largohet nga banesa, prindërit bëjnë apel për gjetjen e saj

Një 14 vjeçare nga Durrësi është larguar nga banesa mëngjesin e sotëm dhe nuk është kthyer më, teksa bëhet me dije se nuk ka shkuar as në shkollë.

Prindërit e saj kanë ngritur shqetësimin në polici, pasi nëna e të miturës ka gjetur një letër ku shkruhej: “Po largohem mos më kërkoni”.

Familjarët kanë deklaruar se vajza kishte shprehur shqetësime se disa persona e kërcënonim pas orarit të mësimit, por fjalët e saj nuk ishin marrë seriozisht.

Prindërit u bëjnë apel qytetarëve që t’i ndihmojnë në gjetjen e të miturës. Kushdo që e shikon të lajmërojë policinë.