Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e inteligjencës së Iranit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ministri i Inteligjencës së Iran, Esmail Khatib, është “eliminuar” gjatë një sulmi të kryer gjatë natës.

Deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Irani lidhur me raportimet për vdekjen e Khatibit.

Katz tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë autorizuar ushtrinë që të eliminojë edhe çdo zyrtar tjetër të lartë iranian që është në shënjestër, pa pasur nevojë për miratim të mëtejshëm.

Gjatë ditës priten surpriza të rëndësishme në të gjitha frontet, të cilat do të intensifikojnë luftën që po zhvillojmë kundër Iranit dhe Hezbollahut”, tha Katz, duke njoftuar shkatërrimin e të gjitha urave mbi lumin Litani në jug të Libanit.

Jemi në mes të një faze vendimtare. Politika e Izraelit është e qartë dhe e paekuivokueshme: askush në Iran nuk gëzon imunitet dhe të gjithë janë në shënjestër.”

Një ceremoni mortore për shefin e sigurisë iraniane, Ali Larijani dhe Gholamreza Soleimani, kreun e forcës paramilitare Basij, të vrarë më herët do të mbahet sot në Teheran, raporton agjencia e lajmeve Tasnim.

Ceremonia, që pritet të fillojë në orën 13:30 sipas orës lokale në sheshin Enghelab të Teheranit, do të mbahet gjithashtu për 84 marinarët që u vranë kur SHBA-te fundosën anijen luftarake iraniane Iris Dena më 4 mars.

Irani njoftoi të martën se si Larijani ashtu edhe Soleimani u vranë në sulmet izraelite, ndërsa kreu i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, kërcënoi me hakmarrje “përfundimtare” pas këtyre vdekjeve.