Teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i ftuar në emisionin Opinion pak ditë më parë, kamerat kanë kapur një bisedë të tij, me një tjetër person.
Kamera ka kapur momentin ku gjatë bisedës mes Ballës dhe një personi tjetër, të paidentifikuar, ku i fundit i dërgon atij fotografinë e një ore luksoze, që siç duket do të jetë dhuratë për socialistin.
Nga përmbajtja e mesazheve, Taulant Balla e cilëson orën si të papame, ndërsa bashkëbiseduesi ia kthen se e meriton pas saj dite.
Nuk dihet nëse kjo orë është ndonjë shpërblim ndaj ndonjë favori për kreun e grupit të PS, por rikujtojmë se opozita e ka akuzuar shpesh për lidhje personazhe të krimit në qytetin e Elbasanit.
Biseda në telefonin e Taulant Ballës:
-Taulant Balla: Po pra është e papame
– Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite
– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera
– Personi i panjohur: Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..
– Taulant Balla: Po
