16 kandidatë janë në garë për të marrë drejtimin e Policisë. Me përfundimin e afatit të dorëzimit të kandidaturave, janë mësuar edhe 16 emrat që pritet të zëvendësojnë ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili u shkarkua pas protestës së dhunshme të opozitës pak javë më parë në Tiranë.
Në mesin e kandidatëve për këtë post, 2 prej tyre janë gra, Ejona Gurabardhi dhe Suela Sulkaj. Ka qenë Ministria e Brendshme që ka publikuar edhe listën e plotë me emrat e 16 kandidatëve.
Pas dorëzimit të dokumentacionit, një komision i posaçëm do të bëjë verifikimin e kushteve ligjore dhe më pas do të zhvillojë seanca dëgjimore me kandidatët, përpara se t’i paraqesë ministrit të Brenshëm renditjen përfundimtare.
Lista e plotë me kandidatët:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Ejona Gurbardhi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Suela Sulkaj
Tonin Vocaj