Kuvendi do të votojë sot në seancën plenare kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Seanca pritet të nsië në orën 10:00, ku do të ketë një fjalim edhe nga veta deputetja e pandehur, teksa më pas do të paraqiten raportet e opozitës dhe mazhorancës, për të kaluar në fund në votim.
Mazhoranca ka bërë të ditur se do të votojë kundër kërkesës së SPAK, duke u bërë mburojë për Ballukun, të cilën Prokuroria e Posaçme e akuzon për abuzime me tenderat në vlerë 1.1 miliardë euro.
Ndërkohë, opozita ka thirrur protestë jashtë Parlamentit, ku qytetarët do të kërkojnë jo vetëm dorëzimin e Ballukut para drejtësisë, por edhe largimin e kryeministrit Rama.