Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka zhvilluar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është pritur nga zv.drejtori për Europën Perëndimore dhe Qendrore, z. Lyn Debevoise.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj bën me dije se gjatë takimit e ka informuar zyrtarin e lartë amerikan për 100 mijë firmat e mbledhura nga Partia Mundësia në mbështetje të drejtësisë, si dëshmi e qartë e vullnetit të shqiptarëve për një Shqipëri perëndimore.
Shehaj thekson se ka kërkuar mbështetjen e Amerikës për drejtësinë në Shqipëri, “sepse prokurorët dhe gjyqtarët janë nën sulme të vazhdueshme nga krimi i organizuar, pushteti politik dhe një pjesë e mediave”.
“Për dekada, ëndrra e çdo shqiptari të ndershëm ka qenë fundi i pandëshkueshmërisë. Sot kjo po bëhet realitet. Si kurrë më parë, elita politike dhe kokat e krimit në Shqipëri po përballen me drejtësinë dhe ky është një moment historik.
Gjatë takimit, kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, sepse prokurorët dhe gjyqtarët janë nën sulme të vazhdueshme nga krimi i organizuar, pushteti politik dhe një pjesë e mediave”, shkruan Shehaj.
Shqipëria mund të bëhet pjesë e Perëndimit “vetëm kur askush të mos jetë mbi ligjin”, nënvizon kreu i Mundësia.
Postimi i plotë i Agron Shehajt:
Në Departamentin Amerikan të Shtetit takova z. Lyn Debevoise, zv.drejtor për Europën Perëndimore dhe Qendrore.
E falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA për drejtësinë në Shqipëri.
Për dekada, ëndrra e çdo shqiptari të ndershëm ka qenë fundi i pandëshkueshmërisë. Sot kjo po bëhet realitet. Si kurrë më parë, elita politike dhe kokat e krimit në Shqipëri po përballen me drejtësinë dhe ky është një moment historik.
Gjatë takimit, kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, sepse prokurorët dhe gjyqtarët janë nën sulme të vazhdueshme nga krimi i organizuar, pushteti politik dhe një pjesë e mediave.
E informova gjithashtu për 100 mijë firmat e mbledhura nga Partia Mundësia në mbështetje të drejtësisë, si dëshmi e qartë e vullnetit të shqiptarëve për një Shqipëri perëndimore.
Shqipëria mund të bëhet pjesë e perendimit vetëm kur askush të mos jetë mbi ligjin.