Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT.
Që prej mëngjesit të kësaj të marte, administrata dhe deputetët, nuk kanë pasur akses në kompjuterët dhe adresat e emailit.
Mësohet se sulmi është bërë nga Homeland Justice, që ka bërë edhe një postim në Telegram. Homeland Justice pretendon se disponon të gjitha bisedat e deputetëve dhe korrespodencën e tyre të muajve të fundit.
“Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni”- thuhet ndër të tjera në mesazh.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.
